📌Vlerat e produkteve të krijuara📌
📌 Vlerat e produkteve të krijuara 📌
Arsimore dhe zhvillimore: - Rritje e aftësive komunikuese, digjitale e krijuese, si edhe edukim ndërkulturor dhe ndërveprim online të sigurtë nëpërmjet platformës ESEP.
Identitetit kombëtar dhe kulturor: - Përforcim i identitetit kulturor përmes emrit, gjuhës dhe traditave shqiptare. Edukimi për figurat kombëtare dhe vlera të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Shoqërore dhe emocionale: -Nxitje e vetëvlerësimit, empatisë, ndjenjës së përkatësisë, gjithëpëfshirjes dhe respektin për diversitetin.
Në përgjithësi, projekti “Emri im, Gjuha ime” ishte një shembull i shkëlqyer se si mund të ndërtojmë ura mirëkuptimi dhe bashkëpunimi që në fëmijëri. Bashkëpunimi nëpërfmjet ESEP, jo vetëm na sjell më pranë me shkollat shqiptare, por edhe në vlerat e bashkëpunimit dhe të përkatësisë së arsimit europian. Pjesëmarrja në këtë projekt solli edhe rritje personale, profesionale dhe emocionale për të gjithë pjesëmarrësit.
Projekti nuk do të kishte këtë sukses pa angazhimin e fuqishëm të mësueseve, përkundrejt angazhimeve në punët personale, sfidave teknologjike dhe bashkëpunimin e ngushtë mes kolegëve nga të gjitha shkollat. Ky bashkëpunim ndërkombëtar pedagogjik, ishte një nga çelësat kyç të suksesit të projektit dhe produkteve të dala nga ky projekt. Pati një dëshirë të madhe tek nxënësit për takime më të shpeshta online, për të komunikuar më gjatë me njëri-tjetrin për tu njohur e për të punuar me detyrat e projektit.
Në përfundim, mund të themi me bindje se projekti “Emri im, gjuha ime” ka qenë një përvojë që do ta kujtojmë gjatë – si një udhëtim i bukur drejt vetëdijes personale dhe respektit për gjuhën tonë, për gjuhët dhe kulturat e tjera. 📌
Comments
Post a Comment